“Alpe të pastra” aksion në veri, asgjësohen mbi 15 mijë bimë lëndë narkotike

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka finalizuar fazën e 11-të të megaoperacionit antikanabis të koduar “Alpe të pastra” ku si rezultat i kontrolleve në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë ka asgjësuar mbi 15 mijë bimë narkotike.

“Asgjësohen 15 395 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, në disa fshatra të bashkive Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë”, thuhet në njoftimin e policisë.     

Ndërkaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.  

Gjithashtu bëhet e ditur në bashkëpunim me FNSH-në dhe si rezultat i kontrollit të territorit, duke përdorur dhe dronë, janë gjetur “13867 bimë në Pult, Shosh, Shalë dhe Rrethina, Shkodër; 1145 bimë në fshatrat Toplan dhe Vig, Vau i Dejës; 133 bimë në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe dhe 250 bimë në Fushë Arrëz, Pukë.”  

Sipas policisë, gjatë fazave të mëparshme të këtij operacioni janë asgjësuar “në total 58 184 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 4 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.”

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme