Altmaier: Kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm!

Aktualitet | 6 vite më parë

Gjermania mund të përballet edhe katër muaj të tjerë me kufizime për shkak të pandemisë së koronavirusit, theksoi të dielën ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier duke zbehur shpresat për një fund të shpejtë të kufizimeve të vendosura që prej dy javësh, shkruan ATSH.
“Numri i të infektuarve është ende shumë i lartë, edhe më i lartë se dy javë më parë”, deklaroi Peter Altmaier për të përjavshmen “Bild am Sonntag”, para një takimi të qeverisë, për të vlerësuar progresin e masave kufizuese.
“Ne do të duhet të jetojmë me masa të konsiderueshme paraprake dhe kufizime për të paktën katër ose pesë muajt e ardhshëm”, shtoi ai
“Shumë njerëz tani shpresojnë që të lirohen nga kufizimet, për rihapjen e restoranteve dhe kinemave. Por për shkak të niveleve të infeksionit që janë ende shumë të larta, ne kemi pak hapësirë ​​për manovrim”, theksoi ai.
Gjermania vendosi që prej fillimit të nëntorit kufizime të reja që parashikojnë mbylljen për një muaj të një sërë biznesesh, në gastronomi, argëtim, sport dhe kulturë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme