Alvarez udhëheq City-n, rikthehet Tottenham

Raundi i 22-të i Premier League i buzëqesh Manchester City-t, i cili mposhti Burnley-n 3-1, rikthehet në vendin e dytë dhe gjen Haaland të rikuperuar. Përcaktues ishte dopieta e Alvarez në minutat 16’ dhe 22’ dhe goli i Rodrit në fillimin e pjesës së dytë.
Në njëzet minutat e fundit kishte hapësirë edhe për Haaland, i cili rikthehet në fushë pas gati dy muajsh dhe ishte afër shënimit të golit. Në fund, Al-Dakhil shënoi golin e nderit për ekipin e drejtuar nga Kompany(Burnley). Me këtë sukses kampionët në fuqi arrijnë në vendin e dytë (me një ndeshje më pak), ndërsa miqtë mbeten të parafundit me 12 pikë.
Tottenham përmbysi Brentford brenda një minute dhe fitoi 3-2 falë golave të Udogie (48′), Johnson (49′) dhe Richarlison(56′). Miqtë e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Maupay në minutën e 15-të. Vendasit reaguan në pjesën e dytë dhe përmbysën gjithçka. Goli i dytë për Brendford u shënua nga Taoney në minutën e 67-të.
Kështu Tottenham kalon në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Brentford mbetet në 22.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




