Ambasada e SHBA thirrje magjistratëve: Aplikoni në vendet e lira në KLGJ dhe KLP! Jepni kontributin për reformën në drejtësi

Ambasada e SHBA u ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të aplikojnë për vendet e lira në KLGJ dhe KLP.
Me anë të një njoftimi në rrjetin sociale Facebook, ambasada thekson se ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, ndaj i fton ata të mos e humbasin mundësinë për të dhënë kontributin e tyre.
“Ky është një çast i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri për të siguruar përparim të vazhdueshëm dhe ruajten e parimeve përcaktuese të reformës në drejtësi. Mos e humbisni mundësinë për të dhënë kontribut në një sistem në drejtësi që është efektiv, transparent dhe i drejtë në emër të kolegëve tuaj magjistratë dhe qytetarëve shqiptarë”, theksohet në thirrjen e ambasadës..
Afati i fundit i aplikimeve është deri më 4 shtator.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




