Ambasadorët e SHBA dhe BE takohen para zgjedhjeve, Kim: Shumë sfida para nesh
Kronikë | 6 vite më parë

Ambasadorët e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca janë takuar para zgjedhjeve të 25 prillit. Nën rrezet e diellit dhe të buzëqeshur, znj.Kim thotë se shumë sfida kanë përpara si zgjedhjet, Reforma në Drejtësi apo integrimi në BE. Sipas saj, një gjë është e sigurt, bashkëpunimi SHBA- BE për Shqipërinë është më i fortë se kurrë.
“Shumë sfida para nesh – zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet , oferta e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë jemi dakord që bashkëpunimi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë.”, shkruan Yuri Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




