Ambasadori Donald Lu rishfaqet duke kujtuar gjuetinë për “peshqit e mëdhenj”

Politikë | 6 vite më parë

Zoti Donald Lu, njihet si ambasadori që pati rolin kryesor për të bindur palët për të votuar reformën në drejtësi. Sot ai u shfaq nëpërmjet një mesazhi të ambasadës amerikane për 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Për këtë ditë shënuar ambasada amerikane ka postuar mesazhet e të gjithë ambasadorëve që qenë në Shqipëri në këtë tranzion të tejzgjatur të demokracisë.

 
Ai ishte ambasadori në Shqipëri nga 2015-12018, një vit i vështirë pas përplasjeve të forta për reformën në drejtësi dhe betejën antikorrupsion për kapjen e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”. Do të ishte pikërisht ambasadori Lu që do të përmendte publikisht emrat e Adriatik Llallës dhe të Emiljano Shullazit nga bota e krimit, duke kërkuar që drejtësia të mos tërhiqet nga presionet në vendimet e saj.

“Unë jam bindur që për sa kohë vendet tona ekzistojnë ne do të kemi gjithnjë një lidhje të veçantë mes popujve tonë. Gëzuar 30-vjetorin”, shprehet Lu në fund të mesazhit të tij.

Ambasada Amerikane ndërkohë thekson se “ne po festojmë 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë me këto mesazhe të dërguara nga ish-Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara për popullin shqiptar. Donald Lu i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë në 13 janar 2015 dhe ishte Ambasadori i nëntë i SHBA në Shqipëri”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme