Ambasadori i BE-së thirrje Prishtinës: Angazhohu për zbatimin e Aneksit të Ohrit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Prishtinë, Tomas Szunyog, i bëri thirrje Prishtinës që të angazhohet për zbatimin e Aneksit për Planin e Zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur në Ohër.
Szuniog tha se Prishtina duhet të frymëzohet nga modelet ekzistuese evropiane për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, por jo t’i kopjojë ato plotësisht.
“Mendoj se Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet realisht në zbatimin e duhur të këtyre marrëveshjeve, ato të vitit 2013 dhe 2015. Mendoj se është shumë e qartë. Natyrisht, kjo nuk e pengon askënd që të shikojë modele të ndryshme evropiane dhe të frymëzohet se si të krijohet konkretisht kjo Asociacion, si të krijohet një statut, por sigurisht që nuk presim që asnjë nga këto modele evropiane të aplikohet 100 për qind në Kosovë”, tha Szunyog, raporton Tanjug.
Këtë të martë (4 prill) mbahet në Bruksel takimi mes kryenegociatorëve për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Takimi do të zhvillohet mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, me ftesë të ndërmjetësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




