Ambasadorja Kim mesazh në gjuhën shqipe: Bashkimi bën fuqinë

Politikë | 5 vite më parë

“Bashkim bën fuqinë”, ishte ky mesazhi në shqip nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, gjatë një aktivitet në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Ambasadorja u shpreh se nëse kishte mësuar diçka nga Shqipëria është një: “Vendi i Shqiponjave”, mesazh që po ashtu e shprehu në gjuhën shqipe.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua. Nuk ka lidhje me muzikë, por me rock and roll. Ka të bëjë me lirinë, me të shprehurit e vetvetes, me rebelimin dhe shpresën. Nëse këndojmë për gjërat që na trishtojnë apo lumturojnë, gjithmonë ka të bëjë me të ardhmen. Në fakt po lexoja disa prej komenteve që ishin vendosur në komentet e sotme, dhe një prej pyetjeve thoshte nëse kisha mësuar diçka nga Shqipëria. Një është; Vendi i Shqiponjave. Ne jemi popuj shqiponjash, Amerikan e Shqipëria, Jemi popull që ngrihen lartë. Gjeja e dytë, është ajo gjëja që ka thënë heroi kombëtar, Gjergj Kastrioti; bashkimi bën fuqi. Të gjithë e dimë vlerën e saj. Në këtë përvjetor, le të qëndrojmë së bashku dhe të bëjmë përpara drejt së ardhmes, Shqipëria dhe Amerika së bashku. Zoti ju bekoftë!”, tha ajo.

Gjatë kësaj jave janë zhvilluar aktivitete të shumta me rastin e festimit të 100 vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme