Amnistia fiskale, Berisha: Rama nuk i ka votat! Kryebashkiaku i Librazhdit i përfshirë në trafik droge

Amnistia fiskale, kandidati për zgjedhjet vendore, ndërtimet pa leje, kanë qenë në fokus të bashkëbisedimit të përjavshëm të Kryetarit të Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha me gazetarët. Ky i fundit ka deklaruar se deputetët që do votojnë amnistinë fiskale, do të votojnë krimin, ndërsa shtoi gjithashtu se Kryeministri Edi Rama nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar në Kuvend.
“Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Ramës ka votuar krimin dhe vetëm krimin. Edi Rama nuk ka votat për amnistinë. Është tërësisht lobim i krimit, nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Emigrantët ato para që i kanë i investojnë në vendin e tyre ku janë ose i sjellin dhe i investojnë në Shqipëri. Nuk kanë asnjë vështirësi t’i sjellin ato para dhe t’i investojnë. Është spekulim, është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilët është i lodhur dhe po dalin çdo ditë në pah. Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti”, tha Berisha.
Më tej, pyetur nga gazetarët nëse do të dalë me një kandidat të përbashkët me Partinë e Lirisë në zgjedhjet lokale, Berisha u shpreh se do të bëjë maksimumin për të gjetur konsensusin me Metën dhe aleatët e tjerë opozitarë.
“Çështja që ngrini është e drejtë. Ne do ulemi me aleatët, do ulemi me PL dhe aleatët e tjerë dhe do bashkërendojmë, do bëjmë gjithçka që të arrijmë maksimumin e konsensusit. Problemi i vetëm është se ne, nga primaret nuk mund kurrsesi të largohemi. Atë që sollëm ne, sollëm primaret. Nëse largohemi prej tyre, nuk jemi më vetja jonë. Ndaj dhe nesër mblidhet Këshilli Kombëtar për të diskutuar për primaret që do zhvillohen, janë mendime të ndryshme, por cilido mendim të mbizotëroj, nuk mund t’u them se nuk e di, por asnjë prej tyre nuk e vë në diskutim primaret”, u shpreh Berisha.
Më tej, ai u shpreh se Rama ka dënuar 3500 qytetarë që kanë ndërtuar mure shtesë,por nuk ka çuar përpara drejtësisë asnjë që ka ndërtuar kulla në Shqipëri.
“Unë nuk di ndonjë që s’ka kate pa leje. A mund të më tregoni një kullë pa kate pa leje. Ky problem është i zgjidhur në Kodin Penal të Shqipërisë. Në vitin 2020 ky amnedoi Kodin Penal dhe amnistoi konfiskimin nga shteti dhe burgun. Ky ka dënuar 3500 qytetarë që kanë ndërtuar mure dhe ndonjë shtesë, kurse këta të kullave asnjë prej tyre. Ose është investitor ose ka marrë valixhet me euro. Çdo emër do përmendet dhe çdo qëndrim do mbahet. Dihen kush janë emrat. Absolutisht çdo emër do përmedet. Dje nuk njoftoi që u konfiskua, tha që u arrit marrëveshja e parë. Nuk ka marrëveshje Kodi Penal, ta konfiskon dhe të thotë që do dënohesh me kaq vite”, tha Berisha.
Kreu demokrat ka bërë akuza të forta dhe për kryebashkiakun e Librazhdit, Kastriot Gurra që sipas tij është i përfshirë në trafik droge. Berisha tha se me makinën e Gurrës bëfej trafik droge në Maqedoni.
“Këtu erdhi në një udhëtim Mike Pompeo, ishte lënduese për reputacionin e miqësisë midis dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur Taulant Begojaris me Alket Hysenin, dhe gjithçka, mendoj se zonja ka përgjegjësi. Alket Hysenin e kanë larguar nga partia si mafia e trojeve të Sarandës.
Edhe kjo makina e fundit, makina e Kastriot Gurrës bënte trafik për llogari të këtyre dyve, çdo ditë sipas një burimi, 300 kg nxirrte në Maqedoni ose Kapshticë. Sipas një qytetari dixhital.
A mundet që konferenca e 100 vjetorit dhe kjo e detyroi sekretarin që në njoftimin e tij t’i bënte vizë këtyre takimeve, tha takova vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane. Përveç kësaj u bë e famshme fraza e barit. Zonja u bëri thirrje demokratëve që “mos hani bari që të votoni Sali berishën”. Pa ndjesë publike ndaj demokratëve, nuk takohet me Berishë, Jashtë gabimit nuk del askush dhe arrogance nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë njëherë, pastaj.
Lidhur me kryetarin s’më duket se i shërben asaj qëndrimi që mban ndaj kryetarëve, sa investoi ajo tek Basha. A është kështu? Në kohë kur unë deklaroja që ai ka dy dosje në shpinë, ku është sot ai? Tani ka gjetur shpall një tjetër”, theksoi Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



