Amnistia penale, Bardhi: Basha, teatër të mirëorkestruar

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka shprehur edhe njëherë qëndrimin kundër të grupimit të tij brenda PD-së dhe të Komisionit të Rithemelimit për amnistinë penale. Ndalur te deklarata e Enkelejd Alibejat, mbështetës i Lulzim Bashës, i cili tha se ata do ta votojnë amnistinë në rast se nuk përfshihen zyrtarë e hetuar nga SPAK, Bardhi e konsideroi “teatër të mirëorkestruar”.

“Një teatër i mirëorkestruar. Zhvillimet po tregojnë se ishte një teatër i pështirë. Mesa duket ishte një lojë, bëj sikur zihemi që më pas të shkojmë si çeçua për ta votuar”, tha ai.

Lidhur me zhvillimet në Parlament, ku prej javësh tashmë opozita nuk lejon zhvillimin normal të punimeve, Bardhi akuzoi maxhorancës se nuk është e gatshme për dialog.

“Interesi ynë është që Parlamenti të jetë funksional. Jemi të gatshëm për dialog politik, ka qenë maxhoranca që ka refuzuar në mënyrë të vijueshëm që të gjejë një zgjidhje për situatën në Kuvend. Është detyra e maxhorancës që të gjejë një zgjidhje, Opozita nuk ka kërkuar favore, kërkon respekt të Kushtetutës. Aksioni ynë lidhet me shfaqjen në sy të opinionit publik të asaj që ndodh vërtetë në sallën e Kuvendit, ku kemi disa kartonë që votojnë vetëm sipas vullnetit të Edi Ramës”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme