Amnistia Penale, Basha: Ulet dënimi për të korruptuarit e dënuar nga SPAK! Përjashtohen protestuesit

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se po bëhet pazar me Amnistinë Penale. Me një postim në rrjetin social Facebook, Basha bën me dije se nga Amnistia do të përfitojnë të korruptuarit e dënuar nga Prokuroria e Posaçme, pasi do iu ulet dënimi.

Po ashtu, sipas kryedemokratit, nga Amnistia Penale përjashtohen protestuesit kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të shtetit.

Më tej, Basha pasqyron edhe veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë e dënuara me vendim të formës së prerë.

“Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi 1.5 vite për meshkujt dhe 2 vite per femrat e dënuara me vendim të formës së prerë:

Neni 244 – ​Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 244/a -​Korrupsioni aktiv i nëpunësve të huaj publikë

Neni 245 – ​Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

Neni 245/1 -​Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 257/a-​Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…

Neni 258-​Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike

Neni 259-​Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

Neni 259/a-​Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,

Neni 260-​Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Neni 312-​Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit

Neni 319-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

Neni 319/a-​Korrupsioni aktiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/b-​Korrupsioni aktiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/c-​Korrupsioni aktiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 319/ç-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

Neni 319/d-​Korrupsioni pasiv i gjyqtarit ose i zyrtarit të gjykatave ndërkombëtare

Neni 319/dh-Korrupsioni pasiv i arbitrit vendas dhe të huaj

Neni 319/e-​Korrupsioni pasiv i anëtarëve të jurive gjyqësore të huaja

Neni 328 – ​Korrupsioni aktiv në zgjedhje

Neni 328/a -​Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, shkruan Basha në postimin e tij.

Amnistia pritej të votohej këtë të enjte nga deputetët, pas marrëveshjes së arritur pak javë më parë mes Rithemelimit e PS-së, por nuk është futur në rendin e ditës së pasqyruar në faqen e Kuvendit.

Një ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përshëndeti vendimin e opozitës për të miratuar Amnistinë Penale, e cila sipas tij “u vonua si asnjëherë tjetër nga agjenda politike të turbullta që e morën peng këtë akt kushtetues mëshire të shtetit, duke dëmtuar afro 700 përfituesit e kësaj amnistie”.

Ministri Manja u shpreh i kënaqur që konstatoi se opozita mbështeti variantin e amnistisë të propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për faljen e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme