Amnistia Penale, ministri Manja: Akt mëshire, por “shpirtzinjtë” e përdorën për politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përshëndetur votimin e ligjit për amnistinë penale nga Kuvendi i Shqipërisë.
Në një status në rrjetet sociale, zoti Manja shënon se amnistia mori 116 vota pro në parim, duke ruajtur traditën e mirë të parlamentit, ndërsa u votua një produkt ligjor i punuar nga ekspertë të fushës.
“Si Ministër Drejtësie, sot ndihem krenar, që me durim dhe këmbëngulje, 116 ligjvënës votuam ligjin e amnistisë që kaluam në qeveri me zero përfitim për subjektet e SPAK dhe GJKKO!” shkruan zoti Manja.
Duke falënderuar kolegët në qeveri dhe parlament, ministri kujton se kjo amnisti vjen katër vjet nga falja e fundit e vitit 2020.
Por zoti Manja ka kujtuar se “…asaj salle sigurisht që nuk do t’i mungojnë kulisaxhinjtë politikë dhe shpirtzinjtë e lindur që shohin “djallin” edhe aty ku humanizmi e mëshira janë qëllimi i vetëm i një ligji amnistie!” “Dje u pa qartë kush e përdori votën për qëllimet e ligjit dhe kush e përdori për politikë. Të bësh politikë me hallin e tjetrit është gjëja më e ulët për një qënie humane që në vend të zemrës një zot e di se çfarë ka!” shkruan zoti Manja.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




