AMP hetime për grupin kriminal: Siriani trafik droge në Tiranë, përfshiu në skemë efektivë policie

Goditja e grupeve kriminale dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, është në fokus të punës së policisë, dhe hetimeve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Kjo e fundit ka nisur hetimet në lidhje me një grup kriminal që ka të bëjë me shpërndarjen e lëndëve narkotike në Tiranë.
Në fokus të hetimeve është një person, tashmë i arrestuar me origjinë nga Siria, por që ka edhe shtetësi shqiptare.
AMP ka dyshime të forta se ky i fundit ka përfshirë në skemën e shpërndarjes të lëndëve narkotike edhe efektivë të policisë.
Burime për RTSH bëjnë me dije se në hetim është përfshirë një efektiv i policisë, i cili aktualisht është në sektorin e antidrogës në Shkodër. Më përpara ka shërbyer në të njëjtin sektor në Tiranë. Efektivi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve i ka dhënë automjetin e tij shtetasit sirian.
AMP dyshon se automjeti është përdorur për transport të lëndës narkotike me qëllim shmangien e kontrolleve policore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



