Analiza/ 3 muaj nga nisja e konfliktit, Izraeli hyn në fazën e re të luftës. A po përpiqet të ‘shkatërrojë’ Hamasin?

Tre muaj më parë, duke folur me qytetarët e tronditur pas ditës së tmerrshme të sulmeve nga Hamasi, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu bëri një premtim.
“IDF do të përdorë menjëherë të gjitha forcat e saj për të shkatërruar aftësitë e Hamasit”, tha Netanjahu.
“Ne do t’i shkatërrojmë ata.”
Tani, Forcat Mbrojtëse të Izraelit po kalojnë në një fazë të re të luftës së saj kundër Hamasit në Gaza – dhe ka shenja që edhe objektivat e saj po ndryshojnë.
“Rekordi nuk është shumë miqësor ndaj fushatave ushtarake që kërkojnë të zhdukin lëvizjet politike ushtarake që janë të rrënjosura thellë” tha për CNN Bilal Y. Saab, bashkëpunëtor në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Chatham House.
“Udhëheqja e IDF-së e kupton shumë mirë se më e shumta që mund të bëjnë është të degradojnë rëndë aftësitë ushtarake të Hamasit”, tha Saab.
Izraeli ka parë disa suksese në këtë drejtim; forcat e saj pretendojnë se kanë vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, duke përfshirë disa anëtarë të rangut të lartë, dhe kanë çmontuar disa pjesë të rrjetit të gjerë të tuneleve të grupit nën enklavë. Por sfidat mbeten ende. Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar për një luftë të gjatë që mund të shtrihet gjatë gjithë vitit 2024 dhe më tej, transmeton CNN.
Dhe ndërsa presioni ndërkombëtar rritet, po ashtu edhe shqetësimi i brendshëm ndaj Netanjahut, ai është kryeministër i etur për fitore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




