Ancelotti i mbyll “derën” Seleçao-s: S’largohem nga Madridi!

Spanjë | 4 vite më parë

Me bekimin e Florentino Pérez dhe me besim të plotë në grupin që po drejton, Carlo Ancelotti i mbylli sot një herë e mirë derën kombëtares braziliane të futbollit. Zërat që tregonin për largimin e italianit një vit përpara fundit të kontratës janë përgënjeshtuar nga vetë trajneri, i cili tha qartë se do të rrespektonte kontratën me klubin 14 herë kampion Europë.

“Unë di se Florentino dëshiron që unë të qëndroj këtu. Këtë e ka treguar me sjelljen e tij shumë të mirë karshi meje. Klubi është i qetë dhe unë jam i bindur se do të qëndroj këtu edhe në sezonin e ardhshëm. Të dy palët, pra si unë dhe Real-i duam që të rrespektojmë kontratën”, tha Anchelotti.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme