Ancelotti për Arda Guler: Ka të ardhme te Reali

Spanjë | 3 vite më parë

Carlo Ancelotti është i sigurt: “Arda Guler do të bëhet pikë fikse për Real Madridin. Lojtari turk u zhbllokua në ndeshjen ndaj Celta Vigos dhe kështu mori komplimente nga trajneri italian në konferencën për shtyp, i cili është gati të “blindojë” talentin e tij. “Ai luajti pak, vetëm 3 minuta, por isha i bindur se mund të bënte mire”.

“Veprimi që ka bërë në momentin e shënimit të golit është e një talenti të madh, me një driblim dhe një goditje të bërë në një kohë të shkurtër dhe me këmbën e tij të dobët. Është një talent i madh, ka punuar shumë, me më shumë intensitet. Është e qartë se ai do të ketë një të ardhme këtu te Real Madrid, sepse ai është një talent i madh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme