Andy Cole dhe John Terry, në Hall of Fame të Premier League

Ish-flamuri i mbrojtjes së Chelsea dhe një nga sulmuesit më të mëdhenj të Manchester United hyjnë në Hall of Fame të Premier League. Andy Cole dhe John Terry janë dy futbollistët e parë që marrin këtë vlerësim në 2024 pas Ashley Cole dhe i bashkohen një liste shumë të gjatë.
Në muajt e fundit ky nder i takoi Ian Wright, Peter Schmeichel, Sergio Aguero, Paul Scholes, Didier Drogba, Vincent Kompany, Alan Shearer, Thierry Henry, David Beckham, Dennis Bergkamp, Eric Cantona, Steven Gerrard, Roy Keane, Frank Lampard, Wayne Rooney, Ashley Cole, Petr Cech, Rio Ferdinand dhe Patrick Vieira, si dhe trajnerët historikë Sir Alex Ferguson dhe Arsene Wenger.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




