Angli, Anis Mehmeti në formacionin e javës

Anis Mehmeti vazhdon të dhurojë performanca fantastike në divizionin e dytë të futbollit anglez. Mesfushori ofensiv shqiptar, autor i tri ndeshjeve dhe një goli me Shqipërinë U21, u transferua në janar te Bristol City.
22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks tek ekipi i ri. Pavarësisht se Anis Mehmeti nuk ishte protagonist me asist apo gol në fitoren e fundit të Bristol City-t ndaj Blackpool me shifrat 2-0, futbollisti shqiptar është përzgjedhur në formacionin e javës.
Ndërkohë kjo formë e mirë që po kalon mund t’i sigurojë Mehmetit një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen me Poloninë. E.Ç.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




