Ankesa e PD për mosregjistrimin në zgjedhjet vendore, nesër hidhet shorti për caktimin e relatorit

Politikë | 4 vite më parë

Për ankimimin e PD-së në KAS, nesër (15 mars 2023) do të hidhet shorti për caktimin e relatorit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative, si dhe shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve.

PD kërkon në KAS shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të 14 majit.

Paralelisht, PD kërkon regjistrimit si subjekt zgjedhor të “Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës së bërë me dokumentacionin shoqërues të saj, dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 në emër të Partisë Demokratike nga përfaqësuesi, Indrit Sefa.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme