Apeli i ambasadorit britanik: Reforma Zgjedhore të miratohet para zgjedhjeve parlamentare

Politikë | 3 vite më parë

Ambasadori i Britanisë së Madhe,  Alastair King-Smith ka zhvilluar një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku ka bërë thirrje për miratim të Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës Britanike në Shqipëri, thuhet se, Ambasdori ka theksuar se në Reformën Zgjedhore të përfshihen rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë  së  Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të  gjitha perspektivat politike duhet të  përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”, thuhet ne njoftimin e ambasades britanike.

 

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme