Apolonia-Korabi në finale, Pogradeci në të dytën

Apolonia-Korabi do të jetë ndeshja finale play-off e Kategorisë së Parë ku do të caktohet edhe skuadra fituese që më pas do të sfidojë Egnatian në ndeshjen play-out të Kategorisë Superiore. Në ndeshjet e luajtura ditën e shtunë në orën 16:00, fierakët hasën shumë vështirësi ndaj pukjanëve të Tërbunit duke fituar minimalisht 1-0 në stadiumin “Loni Papuçiu” të qtetit myzeqar për të siguruar biletën e finales ku sfidojnë vendin e tretë të sezonit të rregullt, Korabin.
Dibranët regjistruan të njëjtin rezultat ndaj Tomorit të Beratit. Dy ndeshje shumë të luftuara dhe tashmë 90 minutat e fundit do të heqin dyshimet për skuadrën finaliste që do të vendoset në ndeshjen e caktuar për t’u luajtur në një fushë asnjanëse. Ndërkohë, në ndeshjet play-out të Katëgorisë së Parë, Pogradeci ka marrë një shuplakë të fortë nga Oriku që kaloi 2-1 në fushën e Peqinit dhe sigiron rikthimin një kategori më lartë pas një sezoni në të dytën.
Vlonjatët shënuan menjëherë në pjesën e parë dy gola të shpejtë që vendosën fatin e takimit ndërsa liqenorët replikuan në pjesën e dytë por pa arritur që minimalisht ta barazonin rezultatin dhe në këtë mënyrë i lenë vendin skuadrës nga Orikumi, duke zbritur në Kategorinë e Dytë pas disa sezoneve pozitive në të parën. I pafat Devolli që si inferior sfidoi Turbinën në Durrës por pësoi gol në minutën e fundit të takimit duke u konfirmuar edhe një sezon në të dytën ndërsa cërrikasit shpëtojnë në limite dhe mbeten mes 20 skuadrave të së Parës edhe për një sezon tjetër.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




