Arabia Saudite dërgon avionin e 11-të me 88 tonë ndihma në Türkiye

Arabia Saudite njoftoi se ka dërguar avionin e 11-të me ndihma me qëllim për të mbështetur të prekurit nga tërmeti me qendër në Kahramanmaraş të Türkiye-s, transmeton Anadolu Agency.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA, avioni u nis drejt qytetit turk Gaziantep nga Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Khalid në Rijad.
Avioni transporton 88 tonë produkte të ndihmës, përfshirë produkte mjekësore, batanije, tenda dhe produkte ushqimore.
Abdullah bin Abdulaziz Al-Rabeeah, kreu i Qendrës së Punimeve dhe Ndihmës Humanitare të Mbretit Salman, institucionit publik të Arabisë Saudite, në një deklaratë më parë në televizionin shtetëror ka theksuar se do të ndërtonin 3.000 shtëpi me kontejnerë në rajonet e prekura nga tërmeti në Türkiye dhe Siri.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




