Arabia Saudite rihap kufijtë me Katarin

Botë | 6 vite më parë

Arabia Saudite do të rihapë hapësirën ajrore dhe kufijtë tokësorë e detarë me Katarin pas më shumë se tre vjet ndërprerje të lidhjeve midis dy vendeve të Gjirit, njoftoi sot ministri i Jashtëm i Kuvajtit.

“Duke u bazuar në një propozim nga Emiri i Kuvajtit, Shejh Naëaf al-Ahmad Al-Sabah, u ra dakord për të hapur hapësirën ajrore, si edhe kufijtë tokësorë dhe detarë midis Arabisë Saudite dhe Katarit, nga sonte”, tha Sheik Ahmed Nasser Al-Sabah në një deklaratë televizive.

Në qershor 2017, mbretëria saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e islamikëve, për bashkëpunim me Iranin dhe krijimin e trazirave në rajon.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme