Armëmbajtja pa leje, Balla: Karshillëk i hapur ndaj ligjit! Policia të vijë me rezultate konkrete kundër këtij fenomeni

Politikë | 3 vite më parë

“Karshillëk i hapur ndaj ligjit” e ka konsideruar Ministri i Brendshëm Taulant Balla armëmbajtjen pa leje, teksa ka kërkuar nga Policia e Shtetit aksione konkrete kundër këtij fenomeni.

Në një postim në Facebook, teksa ka postuar një video të një aksioni të Policisë, Balla thotë se ka kërkuar nga drejtuesit vendorë plane operacionale dhe rezultatet konkrete.

Sipas Ballës, Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për armëmbajtje pa leje.

“Fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë. Policia e Shtetit do ta ngrejë në një nivel tjetër kontrollin për këtë vepër penale. I kam kërkuar drejtuesve vendorë të Policisë së Shtetit plane operacionale dhe rezultate konkrete të përditshme ndaj këtij fenomeni”, shkruan Balla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme