Armët, droga dhe kartmonedhat në kufi, njësitë e qenve të policisë me manual të ri për më shumë rezultate

Identifikimi dhe zbulimi i armëve, lëndëve narkotike dhe kartmonedhave në Pikat e Kalimit Kufitar tashmë do të realizohet më lehtë nga qentë e Policisë së Shtetit.
Këta janë katër qentë e Njësive Policore, të cilët iu nënshtruan një demostrimi praktik në trajnim nga OSBE për të identifikimin e armëve e municioneve, lëndëve narkotike dhe kartëmonedhave në pikat e Kalimit Kalimit Kufitar dhe jo vetëm.
Ilir Balla inspektor i Institutit për Përgatitjen e Qenve te Policisë se Shtetit thotë se trajnimi i qenve sjell më shumë rezultate në kryerjen e shërbimeve.
Vetëm gjatë vitit 2023 në pikat kufitare edhe me ndihmën e skanimit doganor janë sekuestruar 3 milionë euro, ndërsa janë zbuluar edhe armë e drogë.
OSBE synon që përveç trajnimit të këtyre qenve, të ndërhyjë edhe për infrastrukturën e Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë sipas standardeve ndërkombëtare.
Këto deklarata u bënë gjatë një takimi me ekspertët e qenve dhe përfaqësuesve të projektit të Armëve të Vogla dhe të Lehta nga juridiksionet në Ballkanin Perëndimor si dhe përfaqësues nga Franca dhe Austria.
Gazetare: Flutura Tota
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



