Arne Slot në vend të Klopp: Dua Liverpool-in, nuk është sekret

Angli | 3 vite më parë

Arne Slot nuk po fshihet më. Nga ana tjetër, nuk e bëri as Liverpooli, i cili do të negociojë me Feyenoord për të dorëzuar trashëgiminë e rëndë të Jurgen Klopp. Sot trajneri holandez, pak minuta para ndeshjes kundër Go Ahead Eagles, ishte shumë i qartë: dëshiron Liverpool-in.

Në një deklaratë për ESPN, ai tha: “Klubet janë duke negociuar dhe unë jam duke pritur për të parë se cili do të jetë rezultati. Dua të shkoj te Liverpool, nuk është sekret. Tani jam duke pritur që të dy klubet të arrijnë një marrëveshje dhe Jam i bindur se kjo do të ndodhë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme