Arrestimi i Dakos, Paloka : Gjithçka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim!

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i PD në opozitë Edi Paloka,  ka reaguar të martën pas lajmeve për arrestimin nga SPAK të Vangjush Dakos, ish kryetari i Bashkisë së Durrësit 2006 -2015. 

Gjithçka është organizuar nga Edi Rama dhe Yuri Kim, shkruan zoti Paloka në rrjetet sociale.  

“Një javë pasi e kishin marrë vesh dhe minjtë e bodrumeve të bashkisë Durrës, u shpall arresti për Gjushin. Del Tahiri, hyn Gjushi. Sigurisht pas mbarimit të zgjedhjeve.

Çdo gjë me regji qendrore. Marrëveshjet alla Rama me limonat e tij të shtrydhur vazhdojnë po njësoj. Askush nga ata nuk hap gojën për Ramën dhe ky ju garanton daljen e shpejtë nga burgu dhe sigurimin se milionat nuk ju a prek askush. Gjushi madje duhej të blinte e manipulonte dhe zgjedhjet e fundit në Durrës përpara se të shkonte “me pushime”. Kjo është drejtësia e reformuar. Skenari: Edvin Rama Regjia: Yuri Kim”, shkruan zoti Paloka në rrjete sociale. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme