Arrestimi i ish-agjentit të FBI-së/ Salianji i drejtohet SPAK-ut: Nisni hetimet për lidhjet me kryeministrin Edi Rama

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka adresuar disa pyetje në drejtim të Strukturës së Posaçëm Antikorrupsion mbi arrestimin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve të tij me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Në një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Salianji u shpreh se SPAK duhet të nisë hetimet për këtë çështje dhe institucionet shqiptare duhet të reagojnë.
“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast. Unë s’mund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore. Për këtë arsye, sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Min së Brendshme. I kam dërguar shkresat si indicie për të nisur hetimet që ish-zyrtari i lartë i FBI do dalë në gjyq dhe do të pyetet nëse pranon se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare. Ky zyrtar mbulonte dhe Shqipërinë dhe akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga ish-zyrtari i shërbimeve sekrete shqiptare dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me politikanë në Shqipëri. Lidhjet janë mbajtur përmes ish-zyrtarit të shërbimeve sekrete që ka pagua dhe për udhëtimet e tij në Shqipëri. Duhet të ketë një hetim të plotë për të parë deri ku është përdorur për interesa të kryeminstrit kjo histori. A ka nisur SPAK hetim zyrtar nëse po kur, nëse jo, faktet janë të mjaftueshme për të nisur hetimin e plotë për këtë cështje. A ka pasur Mc Gonigal takime me anëtarë të SPAK apo BKH gjatë kohës që është krijuar? A ka zhvilluar ministri i Brendshem takim me McGonlgal?”, u shpreh Salianji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



