Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI/ Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend, të japë llogari për skandalin

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të vijë në Kuvend dhe të japë llogari për skandalin e lidhur me ish-zyrtarin e FBI-së.
Alibeaj i kërkoi nga kryeparlamentares Lindita Nikollës, që të thërriste Ramën për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës.
“Në këtë seancë do duhet të jetë perzent kryeministri Edi Rama, ajo karrige nuk mund të rrijë bosh. E bëra këtë kërkesë para nisjes së rendit të ditës, nuk mund të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë kur gjithë bota është duke gumëzhitur. Ju jeni garante për të thirrur këtu Edi Ramën se ai njeri që është strumbullari i një skandali korruptiv që ka disa ditë që vlon në Shqipëri e Amerikë. Të japë sqarime më së pari në Parlament, ky është vendi ku duhet të jetë prezent”, u shpreh Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



