Arrestimi në Gjermani i autorit të atentatit të 2 ditëve më parë në Shkodër, Balla: Po forcohet bashkëpunimi me agjencitë e huaja

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Brendshëm , Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e Sulejman Kapllanit, 68 vjeçarit që dyshohet plagosi me armë zjarri Selami Brahimin në Shkodër 2 ditë më parë.

Gjithashtu Balla duke vlerësuar dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Interpol Tirana dhe Interpol Ëiesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër që i dyshuari ëshë arrestuar në Gjermani.

Ministria në një reagim në rrjetet sociale u shpreh se  do të nisin procedurat për ekstradimin e tij duke theksuar se po përgatiten marrëveshje ekstradimi edhe për shumë të kërkuar shqiptarë që strehohen në vende në të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi.

“Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.”shprehet  Balla.

Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, thekson ministri Balla,për operacionet e njëpasnjëshme,  për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale.

“Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar”, e mbyll reagimin e tij ministri Balla.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme