Arrestohet 34 vjeçari pas martesës me të miturën, prindërit: E dinim 17 vjeçe

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Aranit Arapi u arrestua ne banesën e tij në fshatin Kryekuq të Divjakës pas 10 muajve që qëndronte i martuar me 14-vjeçaren nga Roskovec i Fierit.

Arrestimi erdhi pas disa denoncimeve në polici të familjes së vajzës që nuk ishin dakord me martesën.

Ndërkohë që prindërit e djalit tregojnë se kishin bërë dasëm në 27 gusht të vitit 2023, dhe nusen e kishin në shtëpi. Por ata thonë se e dinin se nusja ishte 17 vjeçe dhe jo 14-të.

“Dasmën e kam bërë në gusht si çdo prind për fëmijën e tij. Pyeta prindërit e saj dhe më tha që s’keni punë t’i bëni dasëm. Vajzës i bën presion, 4 ditë në agoni ndërsa ata në polici. Vajza ka ndenjur me dëshirë këtu. Ka bërë deklaratë në polici dhe nuk ndahem tha”, tha babai i 34-vjeçarit ndërsa e ëma shtoi se “nuk e dinim për moshën e vërtetë pasi e dinim 17 vjeçe”.

Denoncimet e vazhdueshme kanë çuar disa herë efektivët në shtëpinë e 34- vjeçarit, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur policisë.

Pas arrestimit te 34-vjecarit, nusja minorene asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme