Arrestohet ekstremisti shqiptar në Greqi, rrëmbeu 25 emigrantë të paligjshëm

Aktualitet | 3 vite më parë

Një shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi publikoi një video të pazakontë, ku tregonte se kishte rrëmbyer 25 emigrantë të paligjshëm në shtetin fqinj.

Sipas mediave greke, ngjarja u regjistrua në qytetin Aleksandropoli pasditen e së martës (222 gusht), ku shqiptari i identifikuar si Apostolos (Astrit) Tota, në videon e publikuar prej ti në rrjetet sociale, tregon emigrantët e futur në një rimorkio.

Shqiptari, i cili jeton prej shumë vitesh në Greqi, flet me një gjuhë shumë raciste, duke akuzuar emigrantët si përgjegjës për zjarret në Greqi. Sipas mediave greke, ai njihej në zonë si ekstremist.

“Kam ngarkuar 25 copë që i kam këtu në rimorkio. Duan të na djegin, do na djegin. Është mbushur gjithë mali me këta. Janë betuar të na djegin”, thotë ai.

Prej javësh, Greqia po lufton me flakët, ndërsa ditën e djeshme, 8 emigrantë u gjetën të pajetë në një zonë pyjore në Avadas.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme