Arrestohet në Janinë i shumëkërkuari Laert Haxhiu

Arrestohet në Janinë i shumëkërkuari Laert Haxhiu i dënuar me 18 vite burg për masakrën në Lushnje të 11 tetorit 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti.
Sipas policisë Haxhiu jetonte në Janinë me leje qendrimi greke të falsifikuar.
Operacioni u kodua “Eksponenti”.
“Në kuadër të këtij operacioni, në Janinë, nga policia greke është bërë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin e shtetasit shqiptar shumë të kërkuar Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas u kap me leje qendrimi greke të falsifikuar, me emrin M. A., 32 vjeç.”
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, në vitin 2017, e kishte dënuar këtë shtetas me 18 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nisin procedurat për ekstradimin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




