Arrestohet në Mal të Zi mbreti i kriptomonedhave, koreani shkaktoi 40 mld humbje

Rajon | 4 vite më parë

Policia e Malit të Zi ka arrestuar koreanin Kwon Do-Hyung, i njohur ndryshe si Do Kwon, bashkëthemelues dhe drejtor ekzekutiv i Terraform Labs. Ai është një nga më të kërkuarit.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Filip Axhiç.

“Policia malazeze ka arrestuar një person që dyshohet se është një nga të arratisurit më të kërkuar, shtetasi i Koresë së Jugut, Do Këon, bashkëthemelues dhe CEO i Terraform Labs me seli në Singapor”, shkroi Axhiç në Twitter.

Ish-mbreti i kriptomonedhave, Kwon Do-Hyung, i cili qëndron pas humbjeve që kalojnë 40 miliardë dollarë është ndaluar në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara.

Ministri Axhiç bëri të ditur se atë e kërkonte Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Singapori.

“Ne presim konfirmimin zyrtar të identitetit”, shkroi ministri malazez.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme