Arrestohet për korrupsion ish Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë

Aktualitet | 3 vite më parë

Më urdhër të SPAK, janë vënë në pranga dje ish Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.

Lidhur me këto arrestime reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

Duke iu referuar rastit të arrestimit nga SPAK të ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e akuzuar për korrupsion, Rama theksoi se persona të tillë janë të padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti.

SPAK ka konfirmuar se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër. 

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arrestuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.

Duro mori 330 mijë lekë ryshfet për të favorizuar një kompani për të përfituar një tender. Sipas Spak, Joana Duro do të ndërhynte në garë për tenderin për rikostruksionin e disa qëndrave shëndetësore.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme