Arrihet marrëveshja, në tetor Usyk siguron duelin ndaj britanikut

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight”, tashmë në peshën e rëndë, do të duelojë në tetor të këtij viti ndaj britanikut Dereck Chisora. Lajmin e konfirmoi promotori i njohur Eddie Hearn, që tha se marrëveshja është arritur.

Pas këtij dueli, në rast fitoreje, Usyk do të përballet me një tjetër britanik, kampionin e botës në peshën e rëndë, Anthony Joshua. Kjo sfidë do të zhvillohet në gjysmën e parë të 2020-ës. Edhe Joshua ka një duel përpara, atë ndaj bullgarit Kubrat Pulev (i mandatuar nga IBF), ku do të mbrojë titujt kampionë bote.

Usyk është i mandatuar nga WBO për të dueluar nga Joshua, por situata e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka mbajtur pezull gjithçka. Sfida ndaj Chisora do të jetë një test i fortë për Usyk, i pamposhtur në ring (17 fitore e asnjë humbje), që synon të jetë kampion bote edhe në peshën e rëndë.

“Besojmë se në tetor do të shohim një duel të madh mes Usyk dhe Chisora. Më pas, ai do të ketë shansin të duelojë ndaj Joshua. Në këtë situatë të krijuar nga pandemia nuk është e lehtë të organizosh duele, teksa të gjithë ëndërrojnë edhe sfidën e madhe me Fury”, tha Hearn.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme