Arsenal turpërohet nga Brighton, City një hap larg titullit

Arsenali ra në mënyrë të bujshme, i mposhtur 3-0 në Emirates nga Brighton i De Zerbit. Topçinjtë u treguan menjëherë agresivë, duke u përpjekur të impononin ritmin e tyre, por shansi i parë i lojës ishte për miqtë: Enciso u neutralizua nga Ramsdale. Ndeshja u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 51-të Estupinian asistoi Encison, i cili mposhti Ramsdale me kokë.
Arteta tentoi të karikojë skuadrën e tij, e cila ishte pranë barazimit me Nelson. Në minutën e 86-të, megjithatë, Brighton mbylli llogaritë: një gabim i Topçinjve dhe topi për Undav, i cili përsëri mposhti portierin londinez.
Në rikuperim të plotë, vjen edhe goli i tretë i Estupinian. Përfundon 3-0 për Brighton, që ngjitet në vendin e gjashtë me 58 pikë dhe ka ende një ndeshje për të rikuperuar. Nga ana tjetër, një ndalesë e keqe për Arsenalin, i cili mbetet me 81 pikë, në -4 nga Manchester City, që ka një ndeshje më pak dhe mundësinë që në turin tjetër, në rast fitoreje ndaj Chelseat, të festojë fitimin e titullit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




