Arsenali, 190 milionë euro për të përforcuar sulmin

Angli | 3 vite më parë

Alexander Isak i Newcastle është objektivi kryesor i merkatos së Arsenalit për sa i përket sulmit. Lajmi është bërë i ditur prej disa kohësh, por “The Guardian” sot ofron disa lajme për këtë çështje.

Sipas tabloidit anglez, “topçinjtë” do të ishin të gatshëm të paguanin deri në 115 milionë euro për të rrëmbyer nga rivalët e tyre ish-lojtarin e Borussia Dortmundit. Kjo shifër do të zgjidhte edhe problemet e likuiditetit të Newcastle.

Arsenali po ndjek me vëmendje edhe Michael Olise, anësori anglo-francez i lindur në 2001, që luan për Crystal Palace (6 gola dhe 3 asistime në 13 ndeshje) për të cilin mund të shpenzohen prej rreth 75 milionë euro, pavarësisht se ka pasur probleme të shumta fizike këtë sezon, të cilat e detyruan të humbiste më shumë se gjysmën e sezonit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme