Arsenali barazon me Southampton, mundësi për City-n

Arsenali shpëton në finale, duke barazuar 3-3 me Southampton brenda në “Emirates Stadium”. Nisje shokuese për Topçinjtë, të cilët pas disa sekondash janë prapa në rezultat: pasim i gabuar nga Ramsdale, që i jep topin Alcaraz për të firmosur 1-0. Vendasit hidhen në kërkim të barazimit, por pas pak minutash “Shenjtorët” dyfishojnë epërsinë: është gjithmonë Alcaraz ai që shpik, duke I dhënë mundësinë Theo Ëalcott, i cili firmosi 2-0 në minutën e 14-të. Pas gjashtë minutash Arsenali shkurtoi distancën: Saka për Martinelli, 2-1. Pas dyzet e pesë minutave të para, miqtë janë në avantazh 2-1.
Në pjesën e dytë, beteja e Arsenalit vazhdon, por janë miqtë që gjejnë rrugën e rrjetës, 3-1 në minutën e 66-të me një goditje me kokë të Caleta-Car. Dush i ftohtë për Topçinjtë, të cilët me forcë tentojnë të rihapin ndeshjen. Arrijnë të barazojnë në finale: në minutën e 88-të Odegaard shkurton me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone dhe dy minuta më vonë Saka e kthen lojën në ekuilibër. Finale e ndezur, me 8 minuta shtesë, por ndeshja përfundon 3-3.
Pikë e rëndësishme për Southampton-in me synimin për shpëtim, ndërsa Arsenali mbetet në krye të renditjes: Topçinjtë tani janë +5 ndaj Cityt, të cilët megjithatë duhet të rikuperojnë dy ndeshje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




