Arsenali kalon pengesën Njukasëll dhe nuk i ndahet Sitit

Arsenali nuk dorëzohet, rikthehet në ndjekje të Mançester Sitit, vetëm një pikë larg, lideri i Premier me një ndeshje më pak se londinezët. Topçinjtë mundën të kalonin në fushën e Njukasëllit të tretë në klasifikim (0-2) në ndeshja e javës së 35-të e zhvilluar në St. James’ Park.
Frikë për ‘Topçinjtë’ në fillim të ndeshjes, kur vendësit kërkuan penallti për një prekje me krahun e Kiëior: arbitri konsultohet me Var dhe sinjalizon se gjithçka është në rregull (10′). Kalojnë pak minuta dhe në minutën e 14-të Arsenali kalon në avantazh, është Odegaard që e dërgon topin në rrjetë.
Emocione edhe në fillimin e pjesës së dytë, me Isak që goditi shtyllën për Njukasëll(49′) dhe Martinelli që goditi traversën duke mohuar dyfishimin për Arsenalin(52′). Kështu ndeshja qëndroi e hapur deri në minutën e 72-të, kur një autogol i Schar lëkundi përfundimisht këmbët e formacionit të Eddie Howe, ndërsa ai i Mikel Arteta, me tri ndeshje të mbetura në kampionat, vazhdon ende të shpresojë për të qenë në gjendje të sfidoj Mançester Sitin për titull.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




