Arsenali ndalet, 0-0 me Crystal Palace

Arsenali humbi një mundësi për tu afruar më shumë me grupin e skuadrave që ndodhen në pjesën lartë në klasifikim. Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta u ndalën në një barazim pa gola nga Crystal Palace në Emirates Stadium.
Duke fituar katër të fundit në të gjitha garat, Arsenali kishte mundësinë të ngjitej në vend të tetë. Pa energjitë e duhura, vendasit ishin të ngadaltë dhe të parashikueshëm në lojën e tyre, asnjëherë shqetësues për Palace.
Palace krijoi shanse më të mira në pjesën e parë, me James Tomkins që shkoi shumë afër golit. Bernd Leno bëri rolin e shpëtimtarit dhe në rastin e gjuajtjes së Christian Benteke.
Arsenali mbetet në vendin e 11-të në klasifikim, në kuotën e 24 pikëve. Crystal Palace në vendin e 13-të me 23 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




