Arsenali ndalet përsëri, City afrohet

Angli | 4 vite më parë

Ecuria e Arsenalit në krye të Premier Ligës ngadalësohet përsëri. Në javën e 31-të të kampionatit anglez, kryesuesit barazuan 2-2 me West Ham dhe komplikuan garën e tyre për titull. Barazimi i dytë radhazi për Arsenalin, pas atij me Liverpool. Fillim fantastik për Topçinjtë, të cilët pas vetëm 10 minutash shkuan 2-0 në avantazh falë golave ​​të Gabriel Jesus dhe Odegaard. Skuadra e Artetës vazhdoi të shtyjë për të rritur rezultatin, por Gabriel rrëzon Paqueta në zonë: është një penallti, e konvertuar nga Benrahma që shkurton distancën. Goli u jep besim “Çekiçëve”, por pjesa e parë përfundon me rezultatin 2-1.

Në pjesën e dytë pati një tjetër fillim të mirë nga ana e Arsenalit, i cili pas katër minutash fitoi një penallti, prekje me dorë e Antonio në goditjen e Martinellit. Në vetëm një minutë, megjithatë, gjithçka ndryshoi: Saka humbi nga njëmbëdhjetë metra dhe në rinisje, Boëen kalon mbrojtjen e më pas mund edhe Ramsdale duke nënshkruar golin e barazimit. Arsenali tentoi të reagojë por nuk arriti të ndryshojë rezultatin: përfundon 2-2. Arsneal ngrihet kështu në 74 pikë, +4 ndaj Manchester Cityt të cilit megjithatë ka një ndeshje më pak. Pikë e rëndësishme për West Hamin, i cili largohet më shumë nga zona e rënies.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme