Arsenali në vend të parë, City bën “poker”

Angli | 3 vite më parë

Premier League i buzëqesh Arsenalit, i cili kapërcen lehtësisht pengesën Luton Toën në Emirates Stadium me rezultatin 2-0 dhe projektohet përkohësisht në vendin e parë në tabelë (Liverpool nesër në aksion). Ødegaard zhbllokoi sfidën në minutën e 24-të (shkëmbim i bukur me Havertz), goli i dytë është autogol i Hashioka në minutën e 44-të. Arsenal ngjitet në kuotën e 68 pikëve, një më shumë se Liverpool, që luan të enjten, prêt në shtëpi Sheffield United të vendit të fundit.

Nuk ndalet Manchester City, që ka mposhtur në shtëpi Aston Villa-n me rezultatin 4-1. Rodri hapi sfidën në minutën e 11-të, ndërsa mori përgjigjen e Duran nëntë minuta më vonë për një barazpeshë të përkohshme. Foden e dërgoi skuadrën e Guardiolës në dhomat e zhveshjes me avantazhin 2-1. Në pjesën e dytë Foden rrëmben gjithë skenën duke shënuar dhe dy herë të tjera në harkun kohor të shtatë minutave(62’ dhe 69’) për rezultatin 4-1, që mbylli dhe sfidën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme