Arsimi profesional në Elbasan, shkolla ‘Mihal Shahini’ tërheq nxënësit

Ndryshe nga vitet e kaluara, ky vit i ri arsimor tregoi interes në rritje për ndjekjen e studimeve profesionale në qarkun Elbasan.
Në shkollën ‘Mihal Shahini’ në Cërrik për vitin arsimor 2021-2022, 40 nxënës nga 7 bashkiktë e qarkut Elbasan, u regjistruan në vitin e parë.
Drejtoresha e kësaj shkolle Erina Disho thotë se në këtë vit nxënësit treguan interes për degët Agronomi dhe Veterinari, me program të specializuar në këto degë.
Kjo shkollë synon të hapë edhe një degë të re, atë të Teknologjisë Ushqimore, një mundësi e shtuar për nxënësit.
Gjatë muajit tetor, drejtoria e shkollës ‘Mihal Shahini’ pritet të lidhë kontrata me bizneset e zonës, për zhvillimin e praktikave mësimore dhe aftësimin e nxënësve të saj për tregun e punës.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




