Arsyet pse shtyhet kontrata e naftës

Nuk u gjet asnjë zgjidhje tjetër për të mbyllur sipas ligjit kontratën dhjetëvjeçare koncensionare të monitorimit dhe markimit të karburanteve.
Qeveria pranoi të shtyjë edhe me një vit këtë kontratë, e cila i ka kushtuar deri tani, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve të Shqipërisë, më shumë se 30 milionë Euro të paguar nga konsumatorët e naftës.
Por shtyrja ishte e detyrueshme, për të mos u penalizuar nga mosrealizimi i kontratës, Kompania koncensionare kishte hedhur në gjyq ministrinë përkatëse për mosrespektim të një prej pikave të kontratës që kishte të bënte me markimin e naftës bruto që nxirret në Shqipëri nga një tjetër koncensionar, ai i Patos –Marinzës.
Ka qënë qeveria e ish Kryeministrit Sali Berisha që në marsin e vitit 2013 lidhi në mënyrë të beftë një kontratë koncensionare, një nga anekset e se cilës detyronte autoritetin kontraktor të markonte edhe naftën që del nga thellësia e puseve të naftës dhe që shkonte për përpunim ne rafineritë jashtë vendit.
Në atë kohë koncensionari i nxjerrjes dhe përpunimit të naftës nuk pranuan markimin, duke mos respektuar kërkesën e GFI Albania për të përdorur hollues për të përgatitur procesin e parkimit. E tillë mbeti kjo procedurë deri në fund, edhe pse ndryshoi koncensionari i Patos-Marinzës!
Në momentin e përfundimit të kontratës 10 vjeçare kompania koncensionare e detyroi qeverinë shqiptare të detyrohej të paguante edhe 8 milionë euro të tjerë, që ishin fitim i munguar i kompanisë për shkak se qeveria “Berisha” kishte nënshkruar një markim nafte që nuk ishte e mundur të realizohej si proces teknologjik! Kosto totale shkon në 38 milionë Euro, ndërsa ekspertët thonë se kjo kontratë e marsit të vitit 2013 nuk kishte asnjë efekt në naftën e pastër në treg dhe në luftën kundër kontrabandës së naftës.
Një dështim i tillë ishte edhe kontrata e pullave fiskale, që edhe ajo u shty me një ligj të kuvendit, pa mundur të përfundonte në afat. Qeveria kaluar e kishte planifikuar të pajiste me pullë fiskale edhe barnat, pjesa e kontratës që nuk mund të realizohej teknikisht.
Gazetar: Bardhi Sejdarasi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




