Arti i lashtë i operës kineze fakte kurioze që kanë evoluar për mijëra vjet

Kulturë | 3 vite më parë

Opera kineze është një art i lashtë që ka evoluar për mijëra e mijëra vjet. Me ndryshimet erdhi sofistikimi, por tradita nuk humbi kurrë, arti i dramës dhe teatrit muzikor mbetet po aq popullor sot sa ishte një mijë vjet më parë.

Traditat e lashta evoluan gradualisht gjatë më shumë se një mijë vjetësh, duke arritur formën e saj të pjekur në shekullin e 13-të gjatë Dinastisë Song.

Megjithëse format e hershme të teatrit kinez janë të thjeshta, opera tradicionale kineze përfshin forma të ndryshme arti duke përfshirë muzikën, këngën dhe kërcimin, artet marciale, akrobacinë, si dhe forma të artit letrar. Opera tradicionale kineze ka variante rajonale duke përfshirë operën e Pekinit, operën Shaoxing, operën kantoneze, kunqu, lüju dhe të tjera. Ka mbi 360 lloje të ndryshme të operës kineze.

Para prezantimit të gjerë të edukimit formal, operat shpesh shërbenin si mjet për të përhapur moralin, virtytet dhe mesazhe të tjera qytetare.

Maska – Ngjyra e maskës së një personazhi përfaqëson ndjenja të ndryshme, me ngjyrën dominuese që ofron njohuri për identitetin e personazhit.

Kuptimi i ngjyrave: E bardha – E bardha përfaqëson të keqen, të ligën, tradhtarin, dyshimin dhe hipokrizinë.

E gjelbërta – E gjelbra përfaqëson personazhet që janë të dhunshëm, impulsivë dhe nuk kanë përmbajtje ose vetëkontroll.

E kuqja – E kuqja do të thotë të begati, besnikëri, guxim, heroizëm dhe inteligjencë.

E zeza – E zeza do të thotë neutrale, por gjithashtu tregon integritet dhe mund të nënkuptojë egërsi.

Grimi – Grimi në operën kineze kërkon orë të tëra për t’u aplikuar, duke përfshirë një proces të ndërlikuar që kërkon teknika të veçanta dhe shumë shtresa.

Kostumet – Kostumet e operës kineze janë tepër të zbukuruara dhe mund të kushtojnë pasuri të vogla, kështu që ato shpesh kalohen nga mësuesi te nxënësi, sa disa interpretues sot përdorin kostume të viteve 1940.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme