Asambleja e OKB-së/ Borrell takon liderët e Ballkanit! Lajçak “kokë më kokë” me Ramën: Do bashkojmë forcat

Teksa ndodhet në New York për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama është takuar me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Situata në Ballkanin Perëndimor ka qenë në fokus të takimit mes Ramës dhe Lajçak.
“Pata një takim shumë të dobishëm me @ediramaal në margjinat e #UNGA. Ne diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor. Mirënjohës për njohuritë dhe mbështetjen e tij për Dialogun e lehtësuar nga 🇪🇺”, shkruan Lajçak në rrjetin social Twitter.
Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Joseph Borrell ka publikuar një foto me liderët e Ballkanit Perëndimor. Borrell shkruan në rrjetin social Twitter se së bashku me liderët e Ballkanit Perëndimor do të bashkojnë forcat për t’iu përgjigjur sfidave për t’u përballur me pasoja si agresioni rus në Ukrainë.
“Po jetojmë në kohë të vështira. Me Ballkanin Perëndimor, partnerët tanë më të afërt dhe anëtarët e ardhshëm të BE-së – ne do të vazhdojmë t’i bashkojmë forcat edhe më shumë për t’iu përgjigjur sfidave që të gjithë përballemi si pasoja të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, shkruan Borrell.
Presidenti Vuçiç ka deklaruar se në darkën joformale të organizuar nga Borrell u zhvillua një raund bisedimesh të rëndësishme.
“Unë u përpoqa të shpjegoj qëndrimin e Serbisë, i cili është konsistent dhe i vështirë, por për ne i vetmi i mundshëm, sepse Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të pavarur në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Një raund tjetër bisedimesh të rëndësishme gjatë një drekë joformale të organizuar nga Josep Borell në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Vuçiç.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




