Asambleja e PS-së me dyer të mbyllura, Rama: Asnjë plan për të bërë ndryshime. E nevojshme një hapje e partisë

Asambleja Kombëtare e PS-së po zhvillon punimet me dyer të mbyllura, ndërsa kreu i partisë, Edi Rama tha për mediat, pak para nisjes së mbledhjes, se nuk do të ketë rokadë emrash në qeveri, siç pritet zakonisht nga takime të tilla.
Ai theksoi se kjo Asamble do të jetë një mbledhje pune, ku do të bëhen diskutime lidhur me riorganizimin e PS-së për t’u përgatitur për zgjedhjet e vitit 2025.
“Nuk do të kemi transmetime nga mbledhja. Kjo është mbledhje pune, raportimesh, diskutimesh, lidhur me hapat e tjerë që do ndiqen në funksion të riorganizimit të PS dhe për ta bërë gati për fitoren e radhës. PS është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishme dhe ne jemi të vetëdijshëm që është më e nevojshëm se asnjëherë më parë një hapje e madh e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën të kontribuojnë. Nuk kemi asnjë plan sot për të bërë ndryshime, sot jemi këtu për të bërë një analizë dhe për të marrë veprime të tjera”, tha Rama.
Mbledhja e Asamblesë është e para që thirret për këtë vit dhe e para pas kongresit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




