Aston Villa-Tottenham shtyhet, Mou rikuperon ndeshjen me Fulham

Një tjetër ndeshje e Premier League u shty për shkak të Covid-19, edhe këtë herë Tottenham i José Mourinho e sheh veten të përfshirë. Ndeshja midis Aston Villa dhe Spurs, e planifikuar për të mërkurën në mbrëmje, nuk do të luhet: Villans kanë kërkuar që të planifikojnë përsëri ndeshjen për shkak të shpërthimit të Coronavirusit në qendrën e stërvitjes, që çoi në 14 raste pozitive javën e kaluar, nga të cilat dhjetë ishin për lojtarët.
Sidoqoftë, ekipi i Mourinho nuk do të mbetet pushim, por do të rikuperojë derbin e Londrës kundër Fulham, i planifikuar fillimisht për 30 dhjetor, por i shtyrë pas shpërthimit të Covid te kundërshtarët. Si rezultat, ndeshja e Fulham kundër Chelsea, e planifikuar të premten, është shtyrë për të shtunën.
Vendimi për të shtyrë derbi kundër Fulham solli dhe tërbimin e Mourinho. “Ndeshja në 18.00 … Dhe ne ende nuk e dimë nëse do të luajmë. Liga më e mirë në botë”, shkruajti trajneri i Tottenham në Instagram përpara se të merrte njoftimin zyrtar. Pastaj Special One rriti dozën: “Unë mendoj se ishte një gjë shumë joprofesionale të vendosej për të shtyrë ndeshjen, por kjo ndodhi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




