Atletico “arratiset” me Correa e Saul: 2-0 përballë Sevilla-s

Spanjë | 6 vite më parë

“Arratiset” Atletico Madrid. Skuadra e trajnerit Simeone ka arritur të marrë një fitore 2-0 në shtëpi përballë Sevilla-s, duke rritur largësinë nga ndjekësi më i afërt, Real Madrid në katër pikë, pa harruar se ka akoma dhe dy ndeshje për të rikuperuar.

Për të “ndërtuar” fitoren e pestë radhazi në La Liga, në ndeshjen e luajtur në Wanda Metropolitani, vendasit i janë falur Correa 17’ dhe Saul 76’, përballë një Sevilla me pretendime, të paktën për zonën Champions.

Atletico e shikon veten në vend të parë në kuotën e 41 pikëve, me 16 ndeshje të luajtura, ndërsa skuadrat e tjera kanë luajtur 18. 13 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Ka mbrojtjen më të mirë me vetëm 6 gola të pësuar, ndërsa sulmi ka firmosur 31 gola.

Sevilla mban vendin e gjashtë në kuotën e 30 pikëve, vetëm dy pikë larg zonës Champions.

RENDITJA

Atletico Madrid 41

Real Madrid 37

Barcellona 34

Villarreal 32

Real Sociedad 30

Siviglia 30

Granada 27

Celta Vigo 23

Cadice 23

Betis Siviglia 23

Levante 21

Athletic Bilbao 21

Getafe  20

Valencia 19

Eibar 19

Alaves 18

Valladolid 18

Elche  16

Osasuna 15

Huesca 12

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme